Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Do të votoj kundër projekt-kodit civil që ua mundëson martesën personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se do të votojë kundër projekt-kodit civil që ua mundëson martesën personave të gjinisë së njëjtë. “Shumë shtete evropiane kanë ruajtur vlerat tradicionale të familjes së shëndoshë, po ashtu edhe vendet e rajonit. Madje edhe kancelarja Merkel kishte votuar kundër martesave mes gjinisë së njëjtë sepse siç e kishte theksuar ajo martesa është mes burrit edhe gruas”. Mërgim Lushtaku tha se  si përfaqësues i popullit do të votojë kundër Projekt Kodit Civil i cili ju jep hapësirë martesave mes gjinisë së njëjtë, për arsye se jam pro familjes dhe se bie ndesh me ideologjinë politike që unë ndjek dhe bindjet e mija personale. Lushtaku ka ftuar edhe deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër këtij projekt kodi.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …