Mërgimtarët nga Kosova presin deri në gjashtë orë në pikëkalimin në Merdar për të kaluar kufirin me Serbinë

Mërgimtarët, të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë e të cilët tashmë po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë, po duhet të presin deri në gjashtë orë në Merdar për të dalë nga Kosova. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin më të ri për gjendjen në pikat kufitare ka bërë të ditur se pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar janë deri në gjashtë orë, ndërsa në Jarinjë deri në një orë e 30 minuta. Po ashtu edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet janë të gjata në dalje – deri në dy orë. Kurse te pikëkalimi tjetër kufitar, te “Dheu i Bardhë”, pritjet në dalje janë deri në një orë e 10 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …