Mërgimtari vitias, Xhavit Islami dhuroi 50 rroba shumëpërdorimshme për stafin e QKMF-së në luftën kundër virusit COVID-19

Mërgimtari vitias Xhavit Islami, ka ndihmuar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)në Viti me 50 rroba shumëpërdorimshe të cilat janë të mirëseardhura në luftën kundër përhapjes së virusit COVID-19 i cili deri me tani ka prekur 49 qytetarë të kësaj komune. Me këtë rast institucionet komunale të Vitisë, në veçanti drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili e falënderoj atë për donacionin e dhënë duke potencuar se në këtë kohë të pandemisë këto rroba janë shumë të mirëseardhur pasi që ndikojnë në mbrojtjen e stafit mjekësor që të mos infektohen me virusin COVID-19. Ajo potencoi se komuna e Vitisë dhe stafi mjekësor i kësaj komune ju është mirënjohës çdo donatori që ju ka dalë e po ju del në ndihmë në këtë kohë të pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …