leoni

Merkel i thotë Vuçiqit: Çështja Kosovës është e mbyllur ajo është një shtet i pavarur

Merkel i thotë Vuçiqit: Çështja Kosovës është e mbyllur ajo është një shtet i pavarur

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq është ‘ankuar’ sot se shtetet e përendimit sipas tij nuk po duan të dëgjojnë për propozimet të reja në çështjen e Kosovës. Madje Vuçiq tha se për Kancelaren Merkel, çështja është e mbyllur dhe Kosova është një shtet i pavarur. “Ata që e shohin më gjerësisht deklaratën e Merkelit duhet ta dijnë që për Merkelin dhe për të gjithë botën, me përjashtime të vogla, Kosova është një shtet sovran, me territor të paprekshëm dhe i cili u përket shqiptarëve”, deklaroi Vuçiq. Ai tutje rinkonfirmoi edhe njëherë se në fillim të shtatorit do të takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, për të cilin takim tha se do të jetë një mundësi që të shihen rrethanat nëse mund të dilet nga situata e vështirë e cila është krijuar. Madje Vuçiq u shpreh në mënyrën e tij se ai po lufton për interesat e qytetarëve të Serbisë. “Nëse mëkati im është që po luftoj për njerëzit e mij, atëherë unë do të luftojë, e do të luftojë në vazhdimësi”. E lidhur me deklaratat e fundit për korrigjim ose shkëmbim të territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar dje kancelarja Merkel duke thënë se megjithë diskutimet e vazhdueshme për lëvizjen e kufijve, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë. Sipas saj, duhet të ruhet integriteti territorial i çdo vendi në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …