Merlinda Kryeziu atletja e vitit në kategorinë e juniorëve

Atletja e Klubit të Atletikës “Malisheva” nga Malisheva, Merlinda Kryeziu, është shpallur atletja më e mirë në nivel vendi, për vitin 2016 në kategorinë e juniorëve. Në ceremoninë e ndarjen së çmimeve, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, pasi edhe Komuna, ka marrë një mirënjohje të veçantë nga Federata e Atletikës së Kosovës, si komuna e vetme që ka marrë iniciativë për ndërtimin e shtegut të atletikës.

Atletja e Klubit të Atletikës “Malisheva”, Merlinda Kryeziu, këtë çmim e ka marrë, me rastin e organizimit të Gala mbrëmjes, të organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës.

Me këtë rast, atleten e re, por me perspektivë, Merlinda Kryeziu, e kanë uruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, si dhe trajneri i klubit të atletikës, Adrian Mazreku.

Trajneri Mazreku, e ka cilësuar vit të suksesshëm 2016-n, ndërsa tha se janë duke punuar edhe më shumë që në vitin 2017, të kenë edhe më shumë rezultate, kurse në raport me atleten Merlinda Kryeziu, ai tha se “pasi në vitin 2016, ka zënë vendin e shatë në kampionatin ballkanik, synim e kanë medaljen në vitin 2017”.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …