Kryetari Selmanaj ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar në SH.F.M.U,,Avni Rrustemi’’

Fshati Irzniq i komunës së Deçanit njihet si vatër e diturisë. Shkolla e këtij fshati nëpër dekada ka nxjerrë kuadro të cilat sot janë elitë e shkencës dhe diturisë në vendin tonë. Mësuesit e kësaj shkolle ishin ata që punuan me gjithë zemër për gjeneratat që kaluan nëpër duart e tyre të arta!

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ishte në një vizitë në Shkollën Fillore të Mesme  të Ulët ,,Avni Rrustemi’’  ku u prit nga drejtori z.Medi Doda dhe kolektivi i kësaj shkolle.

Me këtë rast kryetari Selmanaj nderoj të gjithë mësuesit dhe punonjësit e pensionuar nga ky fshat më mirënjohje për kontributin  e tyre për ngritjen e nivelit dhe cilësisë mësimore ndër vite që punuan në këtë vatër diturie.

Më mirënjohje  janë nderuar: Muharrem Dervishaj, Avdi  Çekaj, Hajdar Çekaj, Avdulla Haskaj, Zenel Çekaj, Musa Çekaj, Isa Haskaj, Bajram Çekaj, Zenel Mushkolaj, Gjevahire  Aliqkaj, Jashar Dacaj, Tahir Dacaj, Jusuf Çekaj, Gani Balaj, Avdullah Çekaj, Nimon Aliqkaj, Sylejmon Aliqkaj, Xhafer Dervishaj, Sadik Zejnaj dhe  Nezir Aliqkaj. Më këtë rast  kryetari i  komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj,  tha se ndihem krenar me ju mësues të nderuar dhe me shkollën ku e mësova ABC-në, ku punova si mësimdhënës për disa vite në kohë te vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …