Stoltenberg

Stoltenberg: NATO do ta mbështesë FSK-në brenda mandatit aktual

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë për medit se NATO do ta mbështesë FSK-në brenda mandatit aktual. “Stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi kritike për NATO-n. Siguria në këtë rajon është i rëndësishme për stabilitetin. KFOR-i është misioni më i gjatë. Jemi të interesuar të forcojmë kapacitetet vendore dhe po ashtu do të mbështesim FSK-në në kuadër të misionit aktual”, është shprehur ai. Marrëveshjet e arritura me Serbinë duhet të jetësohen, sepse kjo është e vetmja zgjidhje në procesin e normalizimit. NATO e ka forcën e KFOR-it që të ruajë paqen e sigurinë në vend. Policia është forca e parë, EULEX-i pastaj KFOR-i. Këto forca do  ruajnë sigurinë e vendit, dhe ne do të veprojmë gjithmonë aq sa është e domosdoshme për të ruajtur paqen.  Stoltenberg është takuar edhe me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin,  Isa Mustafa e zyrtarë të tjerë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …