Mesazhi i kryetarit Ramosaj, drejtuar qytetarëve

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim  Ramosaj, ju ka drejtua qytetarëve me një mesazh për kujdes të shtuar kundrejt virusit Covid 19, ai ndër të tjera tha: Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit. Ne gjendjen në të cilën po kalojmë për shkak të pandemisë COVID-19, na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Është shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare. E kemi kaluar me sukses deri tani këtë sfidë, në rast që ne së bashku sillemi konform rregullave do e kalojmë së shpejti edhe këtë fazë të Pandemisë dhe i kthehemi normalitetit pa pasoja.

Na ndihmoni ta kalojmë këtë sfidë globale! Ju tha qytetarëve kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zv. kryetari Hasan Aliu, priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim të …