Ministrja Haradinaj-Stublla, bisedon virtualisht me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin, Tun Hussein

Ministrja Haradinaj-Stublla, bisedon virtualisht me ministrin e Jashtëm malajzias, Hishammuddin Tun Hussein

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin, Tun Hussein. Ajo shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash. “U dakorduam me z. Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …