Komuna e Junikut kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar  

Komuna e Junikut njofton qytetarët që një mjek i cili shërben në dy ndërrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik me vendbanim në Fushë Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Menjëherë pas konfirmimit pjesa tjetër e stafit që shërbejnë gjatë fundjavës në QKMF janë vetizoluar për 14 ditët e ardhshme edhe pse nuk shfaqin simptoma dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Luten qytetarët për kujdes të shtuar gjatë marrjes së çdo shërbimi, që të respektojnë tri masat mbrojtëse bazë: bartjen e maskës, respektimin e distancës, dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti me ambiente potencialisht të kontaminuara me Virusin COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …