Mesazhi i serbëve nga protesta në Mitrovicë: Ne njohim vetëm një shtet, Serbinë

Mesazhi i serbëve nga protesta e djeshme në Veri të Mitrovicës  është se ata njohin vetëm një shtet dhe ai shtet është Serbia dhe për këtë  janë shprehur të bashkuar dhe unikë. Kryetarët dhe këshilltarët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, pas vendimit  që kanë marrë  për largim nga institucionet e Kosovës. Me këtë rast në pjesën veriore të Mitrovicës u mbajt një tubim protestues, masiv  nga i cili iu dërgua mesazh Evropës dhe botës se vendi i tyre është Serbia. Ata po kërkojnë nga Prishtinës që të anulojë vendimin për riregjistrimin e automjeteve nga targat e Serbisë në Kosovë dhe të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve për paqe dhe heqje dorë nga bojkotimi i institucioneve. Kreu i diplomacisë evropiane, nga ana tjetër, u bëri thirrje të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje, ndërsa nga Qeveria e Kosovës ka kërkura që fillimisht  të shtyjë zbatimin e vendimit për targa. (Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …