Brickos

Ilir Meta: Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet, Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër

Ilir Meta: Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet, Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër

Demarkacioni të kalohet sa më parë, ka porositë kryetari i Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi. “Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet. Republika e Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër. Politikanët kosovarë duhet të shohin larg dhe të mos lënë proceset të pambaruara. Nuk do të lodhem së përsërituri këtë”, ka thënë kryetari Ilir Meta, njofton Ministria e Diasporës. Ai ka përsëritë mbështetjen e shtetit shqiptar në proceset e reja progresive rreth Diasporës.

“Pothuajse gjysmën e popullit e kemi jashtë vendit dhe besoj, ka ardh koha që kujdesi i dy shteteve tona ndaj shqiptarëve që jetojnë në diasporë të marrë forma konkrete”, ka thënë Dardan Gashi.  Gjatë vizitës dy ditore të ministrit Gashi në Shqipëri dhe takimet me homologët nga shteti shqiptar për bashkërendimin e aktiviteteve dhe strategjive për Diasporën, kryetari Meta ka uruar dhe përgëzuar Gashin për detyrat e reja qeveritare.  Në takimin e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare më 27 nëntor, janë planifikuar dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të dy ministrive të Diasporës të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …