Mike Pompeo

Mike Pompeo: Rusia qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thotë se është e qartë se Rusia qëndron prapa sulmeve ndaj disa agjencive qeveritare amerikane, që gjithashtu kishin në shënjestër disa caqe komerciale në mbarë botën. “Ka pasur një përpjekje të madhe për të përdorur pjesë të souftverit të palës së tretë për të ndërhyrë në sistemet e Qeverisë amerikane”, tha Pompeo për The Mark Levin Show më 18 dhjetor. “Kjo ishte një përpjekje e konsiderueshme dhe mendoj se tani mund ta themi qartë se rusët ishin të përfshirë në këto aktivitete”, shtoi ai. Deri më tani, administrata amerikane nuk kishte thënë se kush qëndronte prapa sulmit kibernetik dhe kryetari amerikan, Donald Trump ende nuk ka folur publikisht për këtë gjë.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …