Brickos

Milazim Fetah Fazliu (24.5.1957 - 25.5.1999)

Milazim Fetah Fazliu (24.5.1957 – 25.5.1999)

Gradica e Drenicës, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Milazim Fetah Fazliu, Asllan Fazliu, Lec Leci, Mehdi Fazliu, Muhamet Dervishi, Antigonë Fazliu, Mehmet Saliuka dhe Hashim Uka. Emrat e njohur të së kaluarës nga ky fshat kanë qenë: Tahir Gradica, Lec Leci, Mehmet Gradica e të tjerë.

Milazimi u lind më 24 maj të vitit 1957. Pesë vitet e para të shkollës i kreu në Gradicë, ndërsa tri vitet e tjera i mbaroi me sukses në Shkollën e Mesme Teknike, drejtimi i makinerisë në Drenas (ish-Gllogoc).

Ndërkohë merr thirrjen për të shkuar në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilin e kryen në Gospiq të Kroacisë. Në vitin 1979 pranohet në punë në Elektroekonominë e Kosovës në Drenas, ku punon deri në fillim të viteve 90, kur regjimi i Milosheviqit kishte futur masat e dhunshme në tërë Kosovën, me qëllim për t’i nënshtruar shqiptarët.

Në vitin 1995, policia serbe e arreston me pretekst të kërkimit të armëve. Milazimi dyshohej se posedonte armë edhe me faktin se si teknik i makinerisë dhe i pasionuar pas mjeshtërisë ai kishte punuar vetë armë gjuetie. Milazimi nuk pranon se kishte armë edhe pas torturave fizike, që kishin ushtruar policët, të cilët kishin arrestuar edhe djalin e vëllait të tij Asllanin, të cilin po ashtu e torturojnë mizorisht, por as ai nuk pranon se kishte armë. Milazimi dhe Asllani ishin të ndërgjegjshëm se armët do t’iu duheshin për ta dëbuar nga Kosova regjimin shtypës e gjakatar të Serbisë. Policët serbë, të bindur se ata kishin armë, të cilat i ruanin me fanatizëm për një qëllim të caktuar vazhdojnë represionin kundër kësaj familjeje. Në mesin e torturuesve ishte polici famëkeq, i quajtur Rajko, lëvizjet e të cilit për shumë kohë do t’i përcillnin Milazimi dhe Asllani, me qëllim për ta likuiduar. Asokohe, policët torturojnë mizorisht të vëllain e Milazimit dhe babain e Asllanit, Zymer Fazliun, të cilin e rrahin në prani të udhëtarëve, në vagonin e trenit që qarkullonte nga Drenasi në Bardh të Madh. Policët duke parë fizikun e tij imponues, me mustaqe dhe vështrim krenar, kërkojnë nga ai ta lavdërojë shqiptarvrasësin Milosheviq. Zymeri nuk ishte dhënë dhe nuk kishte pranuar urdhrat e policëve, të cilët e kishin ndëshkuar deri në alivanosje. Represioni kundër kësaj dhe shumë familjeve të tjera atdhetare të kësaj ane nuk kishte pushuar deri me daljen në dritë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në familjen Fazliu tashmë kishte krijuar një bazë të fortë dhe të sigurt.

Milazimi ishte në rrjedhë të aktiviteteve ilegale të UÇK-së. Meqë kishte probleme me shëndetin, për shkak të torturave që kishte ushtruar regjimi, ai në fillim ndihmon luftën e UÇK-së. Shtëpia e tij tashmë ishte bazë e luftës. At je qëndronin kohë pas kohe edhe komandantët e njohur të luftës si Ilaz Kodra, Fadil Kodra, Sabit Llardovci e shumë të tjerë. Nga kjo familje atdhetare përveç Asllanit që komandonte Batalionin e Parë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës, luftës iu kishin bashkuar edhe Milazim Fazliu, Antigonë Fazliu, Mehdi Fazliu, Faik Fazliu, ndërsa në shërbim të luftës ishte tërë familje e gjerë shumanëtarëshe. Të rinjtë punonin në hapjen e istikameve, graria pastronte rrobat dhe gatuante bukë për ushtarët.

Me rastin e rënies dëshmor të Asllan Fazliut, nipit të tij me të cilin lidhej tërë veprimtaria atdhetare, Milazimi edhe pse i sëmurë inkuadrohet në frontin e luftimeve së bashku mc. Mchdiun dhe Faikun, ndërsa kishte të pandarë edhe bashkëluftëtarët Zahir Bardiqi dhe Bekim Bardiqi. Ndërkohë, më 18 prill të vitit 1999, bie në fushën e nderit edhe nipi tjetër, vëllai i Asllanit, Mehdi Fazliu. Milazimi nuk ishte dhënë, por kishte vazhduar edhe më me vrull luftën kundër forcave vrasëtare okupatore serbe. Ishte i vetëdijshëm se Kosova e do lirinë, por liria kërkonte heronj.

Më 25 maj të vitit 1999, në mbrëmje në kohën kur forcat serbe kishin depërtuar në lagjet e fshatit Gradicë, Milazimi ndeshet në befasi me ushtarët serbë. Pas sulmit, mund të tërhiqej, sipas bashkëluftëtarëve, por Milazimi kishte vendosur të qëndronte deri në fishekun e fundit. Atë ditë bie dëshmori i tretë i kësaj familjeje.

Milazimi ka qenë i martuar me Azizen, të cilëve u lindën bijtë e bijat: Fatmirin, Arditën, Shqipen, Nexhatin dhe Xhevatin, të cilët janë krenarë për babain, dëshmor të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Milazimi ka lënë vëllezërit Zymerin, Sylejmanin dhe Qerimin si dhe motrat, Rrahimen, Fatimen dhe Gjylën. Familja Fazliu ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, nga Kuvendi komunal dhe nga shoqatat e dala nga lufta jonë çlirimtare dhe fitimtare (A. Q)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …