Milo Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq thërret Bashkimin Evropian që të ndalë ndikimin destruktiv të Rusisë në Ballkan

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalë ndikimin destruktiv të Rusisë në Ballkan. Gjukanoviq në një intervistë për agjencinë Associated Press ka thënë se Moska “është përfshirë në një lloj lufte kundër Evropës” dhe po kërcënon “ekzistencën e Bashkimit Evropian”. Gjukanoviq u largua nga posti i kryeministrit pas grusht-shtetit të dyshuar në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Prokurorët në Mal të Zi kanë akuzuar Rusinë për organizimin e grusht-shtetit në ditën e zgjedhjeve, ku përfshihej edhe plani për të vrarë Gjukanoviqin.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …