leoni

Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari: Nuk kemi përplasje me Amerikën, sa i përket Asociacionit të komunave serbe, por kemi ndryshim mendimesh

Kryetarja e Grupit Parlamentarë të deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka asnjë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka ndryshim mendimesh. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe për ftesën që u ka dërguar Ambasada amerikane  në Kosovë për të diskutuar në lidhje me asociacionin. Ajo  ka thënë se në këtë takim janë ftuar përfaqësues por edhe ministra  nga nivele  të ndryshme qeveritare, nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët mund të kontribuojnë në çështjen e asociacionit, ka thënë Mimoza Kusari.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …