Derek Chollet: Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit

Derek Chollet dhe Gabriel Escobar thonë se tani është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Zyrtarët e lartë amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, në një shkrim të përbashkët  kanë shkruar  se tani është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik, funksione qeverisëse për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse. Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit, dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës”, thuhet në tekstin e përbashkët  të  dy zyrtarëve të lartë amerikanë, Dreke Chollet dhe Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …