leoni

Ministri Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për investime që do të transformojnë Hyrjen e Prishtinës. Përveç rregullimeve të nisura në atë pjesë, do të vazhdohet me gjelbërimin masiv të rrethrrotullimit dhe ndërtimin e dy mbikalimeve për këmbësorë. I pari do të lidhë lagjet në të dy anët e rrugës. I dyti, më i rëndësishmi, do të jetë edhe simbol hyrjeje në Kryeqytet. Për të do të angazhohen palët me interes, përfshirë dhe Shoqatën e Arkitektëve të Kosovës – për t’i dhënë Kryeqytetit një simbol të ri. Thirrja për dizajn e ide do të publikohet shpejtë. Do të jetë mundësi e mirë për secilin krijues inxhinierik të lë një shenjë. Janë diskutuar edhe projektet e përbashkëta, me theks të veçantë Rruga A, Kolektorët si dhe zgjidhjen e shumëpritur për lidhje të rrethit të Fushë Kosovës me Lagjen Arbëri.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …