Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Arsim Bajrami duke folur në interpelancën e Kuvendit të Kosovës tha se edukimi mbetet një prioritet kombëtar. Kështu ministri i arsimit prezantoi edhe projektin për arsim i përfshirë në dhjetë shtylla, njëra ndër to edhe arsimin e obliguar për fëmijët prej 3 deri 6 vjeç. Interpelanca e Bajramit është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas raportit të PISA-s që Kosova renditet në vendin e parafundit. Vetëvendosja tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe dhe lidhur me këtë  kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave. Ministri Bajrami falënderoi VV-në për thirrjen e këtij debati dhe ftoi deputetët që të angazhohen për një arsim sa më cilësor.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …