Ministri Arsimit, Shyqeri Bytyqi shkarkon Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Ministri Arsimit, Shyqeri Bytyqi shkarkon Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë – KSHC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie. Siç njofton MASHT-i, këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kryeministri ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e Bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së.

“Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e ka bërë duke e arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa ka kërkuar nga ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, etike dhe profesionale”, njofton MASHT-i.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …