Ministri Berisha dhe ambasadori O’Connell nënshkruan amendamentin për vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit

Ministri Berisha dhe ambasadori O’Connell nënshkruan amendamentin për vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit

 Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, zotëri Ruairi O’Connel nënshkruan sot në ambientet e MFSK-së amendamentin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të nënshkruar në vitin 2009. Fillimisht, në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ambasadorit O’Connel u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve me theks të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe për gatishmërinë e të dyja palëve që këto marrëdhënie të ngritën në nivel edhe më të lartë në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Berisha shprehu mirënjohjen për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut dhe qeverisë së saj si partner strategjik i Republikës së Kosovës; për përkrahje gjatë gjithë procesit historik të lirisë, pavarësisë dhe tani në synimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ministri Berisha sidomos e theksoi rolin kyç të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të FSK-së për shkollime, trajnime dhe ushtrime fushore. Ministri me theks të veçantë përmendi kontributin në rrafshin diplomatik e këshillues përmes ushtarakëve dhe personelit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në, duke përfshirë edhe këshilltarin bilateral në ministri e gjithashtu edhe atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori O’Connel e përgëzoi ministrin Berisha për angazhimin dhe sukseset konkrete të FSK-së, sidomos për suksesin e treguar në integrimin e komuniteteve jo shumicë në FSK.

Në fund, ministri Berisha dhe ambasadori O’Connel nënshkruan amendamentin e Memorandumit të Bashkëpunimit për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …