Ministri Rrustem Berisha në ndërrimin e moteve viziton ushtarët e FSK-së në detyrë në “Adem Jashari”

Ministri Rrustem Berisha në ndërrimin e moteve i ka vizituar ushtarët e FSK-së në detyrë në kazermën, “Adem Jashari”

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në çastet e ndërrimit të moteve ishin në vizitë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku vizituan ushtarët në detyrë. Me këtë rast, ministri dhe Komandanti uruan ushtarët dhe oficerët në detyrë, duke ju dëshiruar shëndet, suksese në planin individual, në karrierë dhe ditë edhe më të suksesshme për FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Është traditë në FSK dhe MFSK që të bëhet  vizita në ndërrimin e moteve tek ushtarët në kazerma, për të nderuar dhe për të uruar ata që janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …