Blerim Kuçi

Ministri Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar sot një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Gjatë takimit, i cili ishte me karakter njohës, është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Ministri Kuçi e njoftoi Ambasadorin Kosnett për masat që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike në vend. Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e aktiviteteve të ndërmarrjeve publikë dhe sektorit privat në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para godinës së kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para …