MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË CEREMONINË E PËRMBYLLJES SË MANIFESTIMIT “JAVA E REMZI ADEMAJ” NË PRIZREN

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së manifestimit “Java e Remzi Ademaj” në Prizren, aktivitet ky që u zhvillua disa ditë, i konceptuar dhe zhvilluar në frymë të garave të diturisë, sporteve dhe aktiviteteve kulturo-artistike, ndërsa në mbrëmjen finale u shfaq një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënës të shkollave të Prizrenit dhe qytetit të Fierit. Ministri Bytyqi, në fjalën e rastit, ka përgëzuar organizatorin e kësaj ngjarjeje, me ç`rast theksoi se shpërblimi, nderimi më i madh për dëshmorët tanë, është që të zhvillohen aktivitete të tilla, në frymën e edukimit, kulturës dhe sportit, sepse ideali i dëshmorëve tanë ishte që të kemi një rini, e cila duhet të edukohet dhe arsimohet në liri, një rini të shëndetshme, e cila do t’u prijë proceseve zhvillimore, të ardhmes së vendit. Duke iu uruar suksese të mëtejme nxënësve pjesëmarrës në këtë aktivitet, ministri Bytyqi tha se, MAShT do të vazhdojë të promovojë frymën garuese pozitive në shkollat tona, të nxiten dhe motivohen arritjet e rezultateve të mira në arsim, duke i shpërblyer nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat më të mira. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij manifestimi kushtuar dëshmorit të kombit Remzi Ademaj, emrin e të cilit e mbanë shkolla e mesme e lartë në Prizren, garuesve më të mirë iu ndanë mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …