MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADOREN E KROACISË NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanovic, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, me theks të veçantë themelimin e katedrave të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe atë të gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit. Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti kroat në fushën e arsimit, njëherësh u shpreh i gatshëm të vazhdojë me bashkëpunimin reciprok në të gjitha nivelet e arsimit. Ministri Bytyqi u shpreh i gatshëm që të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në nivel ministrash, që të mbështesin Universitetin e Prishtinës dhe atë të Zagrebit në iniciativën e tyre për themelimin e katedrave të gjuhëve tona në këto dy institucione. Ambasadorja Kapitanovic falënderoi ministrin Bytyqi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …