MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIT E SBASHK-UT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut, me të cilët bisedoi rreth grevës së paralajmëruar nga SBAShK –u, lidhur me shqyrtimin nga Qeveria dhe dërgimin për procedim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligjin për Punëtorët e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-1999, para datës 13 prill të këtij viti. Ministri Bytyqi u shpreh se ne çmojmë kontributin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta dhe tha se është angazhuar maksimalisht që ky ligj të shtyhet para dhe të procedohet sa më parë në Kuvend për miratim. Ministri Bytyqi gjithashtu kërkoi nga kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, të shqyrtoj të gjitha mundësitë për anulimin e grevës së paralajmëruar. “Ne jemi në vlugun e përgatitjeve për realizimin e testit  PISA2018  e që është me interes kombëtarë , ndërsa greva e paralajmëruar përkon me fillimin e këtij procesi, ndërsa  mbajtja e grevës në këto momente do të na shkaktonte dëme të pariparueshme, aq më parë kur nxënësit më shumë se kurrë janë vetëdijesuar për rëndësinë që ka ky test ndërkombëtar i dijes”, tha ministri Bytyqi. Në vazhdim, ministri Bytyqi, theksoi se kërkesat e SBAShK-ut janë legjitime dhe se do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet ashtu siç duhet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …