Ministri Bytyqi uron të gjithë besimtarët Islam me rastin e Bajramit

Në urimin e ministri të Arsimit Shyqiri Bytyqi thuhet: Të nderuar qytetarë të besimit islam, Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj që kjo festë të sjellë lumturi në familjet tuaja dhe të jetë motiv për forcimin e besimit, sepse kjo ditë është ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes.

Uroj që përherë të mbretërojnë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi.

Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …