Asfaltohet rruga Vërban-Goshicë dhe rregullohet trotuari Smirë-Gërmovë-Sadovinë

Në vazhdën e projekteve investive për rregullimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Vitisë, po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës Vërban-Goshicë në gjatësi prej 800 metrash. Projekti i kësaj rruge, është pjesë e projektit të rrugës Goshic-Gërmov që është përfunduar vitin e shkuar, ndërkohë që parasheh edhe asfaltimin e disa rrugëve nëpër lagje në Vërban. Kryetari i komunës  së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar punimet gjatë asfaltimit të rrugës që lidhe fshatrat Goshicë e Vërban. Me këtë rast, ai ka theksuar se kjo rrugë do të lehtësoj dukshëm qarkullimin e banorëve të të dyja lokaliteteve. Kryetari Haliti, ka vizituar po ashtu edhe punimet në rregullimin e trotuarit Smirë-Gërmovë-Sadovinë e Jerlive, si dhe punimet në ndërtimin e palestrës sportive në Drobesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …