Kryeministri Haradinaj viziton Komunën e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka vizituar Suharekën për shkak të vërshimeve qe Komuna e Suharekës ka pasur pak ditë më parë. Kryeministri Haradinaj, së pari ka biseduar me Kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, pastaj të dy janë prononcuar për media dhe pastaj kanë dalë në terren për t’i parë dëmet nga afër që kanë shkaktuar reshjet e shumta të shiut. Ata së bashku kanë bërë vizita në: Sopijë dhe Greikoc dhe te Qendra e Zjarrfikësve në Suharekë. Kryeministri Haradinaj tha se ”kemi ardhur në Suharekë për t’i parë dëmet që kanë shkaktuar reshjet, andaj do t’i dalim në ndihmë qytetarëve të Komunës së Suharekës. Së bashku me Kryetarin Muharremaj, do t’i shohim mundësitë që i kemi dhe do të intervenojmë. Ndërsa Kryetari Bali Muharremaj tha se e falënderojmë Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë së bashku me ministrat për vizitën dhe për përkrahjen që po i japin Komunës sonë. Kryeministri ka vizituar edhe objektin e drejtorisë së financave, ku reshjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në atë objekt institucional, duke e bërë gati të pa përshtatshme për punë. Vendimin për fondin financiar për emergjenca, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet, Kryeministri tha se do ta marrim në mbledhjen e parë të ardhshme të Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …