Brickos

Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli ka pritur në shtëpinë e tij Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati. I pranishëm në takim ishte edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Në këtë mënyrë, Bushati ka nis vizitën në Kosovë ku do të sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare për kufijtë. Ai më parë ka qartësuar qëndrimin e tij për mos ndryshim kufijsh. “Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë investuar shumë në promovimin e multietnicitetit të Ballkanit, për të siguruar që shoqëritë të mbeten të hapura’, citohet të ketë thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …