Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Zyra e Rregullatorit për Energji sugjeron uljen e tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind

Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga konsumatorët. Me çmimet aktuale të energjisë, sipas raportit konsultativ të nxjerrë nga ZRRE-ja, do të arkëtoheshin rreth 10 milionë euro më tepër sesa shpenzimet e KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it. Me këtë arsyetim, ky institucion ka rekomanduar ulje të çmimit, në mënyrë që kjo tepricë të hiqet nga faturat e konsumatorëve. Në raportin e ZRRE-së janë renditur arsyet e propozimit të uljes së tarifave, ku më kryesorja përmendet heqja e kostos së energjisë së pa faturuar për furnizim në veriun e Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO-n që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …