Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kërkon rezultate konkrete nga prokurorët

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot  ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.   Ambasadori Pfandler ka falënderuar Mnistrin Tahiri për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos hapat  e ndërmarr në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal. Ministri  Tahiri shprehu bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet edhe më shumë, e sidomos në fushën e sundimit të ligjit. Ambasadori Pfandler, duke vlerësuar të arriturat që ka bërë Kosova, ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen  e shtetit austriak për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e …