Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti përfaqësuesit e CEFTA-s

 Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim përfaqësuesit e CEFTA-s, të kryesuar nga drejtori i Emir Gjikiq,  ku u bisedua për çështjet që ndërlidhen me Sekretariatin me theks të veçantë për kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e saj ne vitin 2018.   Ministri u zotua për mbështetje të stafit të MTI-së dhe Sekretariatit te CEFTA-s, në përgatitjen e takimeve sa më të suksesshme. Ndërsa, drejtori Djikic u zotuar se Sekretariati i kësaj organizate  do të ndihmojë Kosovën që të ketë një kryesim sa më të mirë. Po ashtu u tha se kryeministrat e vendeve të rajonit janë zotuar se vendet e tyre do te kontribuojnë për një bashkëpunim sa më të thellë tregtar në mes të gjitha vendeve te CEFTA-s.

Ndërsa, drejtori Emir Gjikiq  e informoi ministrin Hasani për përgatitjet që ka bërë Sekretariati i CEFTA-s se bashku me vendet anëtare  për t’i përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga dokumenti I ashtuquajtur “Plani shumëvjeçar”. Për këtë gjë, ministri Hasani i ofroi mbështetje të plotë dhe siguroi drejtorin Djikic se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës do të jenë aktivisht të këqyra në proces dhe do të përmbushin me përpikëri çdo obligim që del nga Plani shumëvjeçar. U diskutua rreth rritjes se kontributit vjetor financiar te secilit vend të CEFTAs  për shkak te shtimit te aktiviteteve te agjendës rajonale. Në parim, ministri Hasani ka shpreh gatishmërinë e tij për të përkrahur Sekretariatin dhe ofroi garanci për alokimin e mjeteve të cilat parashihen që të jenë kontribut shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …