Jakup Krasniqi

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në Burim, edhe pse nuk ka emëruar kandidat për kryetar

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në Burim, ish-Istog, edhe pse nuk ka emëruar kandidat për kryetar, por vetëm bartës të listës dhe kandidatë për asamblistë. Për t’iu dhënë mbështetje këtyre kandidatëve në Burim, ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili  tha se Nisma për Kosovën me të vërtetë është parti e re, pasi që për herë të parë garon për pushtetin lokal. Ai tha se nuk e kanë bërë Nismën për vete, por këtë e kanë formuar se kanë qenë të bindur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një subjekt të orientimit social demokrat. “Ne dëshirojmë që gjeneratat që po vijnë të jenë në shërbim të qytetarëve të vet, të vendit të vet. Vendi, shteti, kombi pastaj vjen partia dhe familja. Tek ne e kanë përmbysë piramidën ku interesin e vet e kanë vendos të parin dhe interesat e shtetit të fundit.”, tha Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …