Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama pritet me ceremoni ushtarake në Ankara

Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama pritet me ceremoni ushtarake në Ankara

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral lejtnant Rrahman Rama.  Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale,raporton Anadolu Agency. Pas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluan një takim të mbyllur për media.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe senatori amerikan dënojnë dhunën gjatë zgjedhjeve në Serbi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme të raportuara në disa …