Ministri Ejup Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Barduani

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel rajonal dhe global. Në fokus të bisedës ishte edhe ushtrimi ndërinstitucional “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, i cili përfshiu pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Të dy palët vlerësuan se ky ushtrim ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve ndërvepruese dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë në vend. Ministri Maqedonci theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të vazhduar dhe thelluar koordinimin me KFOR-in në çështje me interes të përbashkët, sidomos në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike që ndikojnë në mjedisin e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

PZAP

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së për votimin në objekte private – përplasjet politike tensionojnë debatin për integritetin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka aprovuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke …