Aleksander Vuçiq

Ministri Enver Hoxhaj e quan presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq mjeshtër të lajmeve të rrejshme

Në një reagim në rrjetet elektronike, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq mjeshtër të lajmeve të rrejshme. Reagimi i ministrit Hoxhaj ka ardhur pas deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në lidhje me gazetarin e gazetarit serb për të cilin kishte thënë se para se të zhdukej ai ka pasur thirrje telefonike nga Kosova. E duke iu referuar kësaj deklarate të kryetarit të Serbisë Aleksander Vuçiq, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka shkruar: Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiq, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kidnapua në Serbi, Vuçiq trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiq pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviqit dhe vrasja e Ivanoviqit i kanë rrënjët në Beograd, ka shkruar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …