Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert, të cilën e falënderoi për kontributin dhe

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në një takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert, të cilën e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti i Luksemburgut, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Hamza e njoftoi shefen e Ambasadës së Luksemburgut Dostert për të arriturat gjatë këtij tremujori, për planet dhe strategjitë për vitin 2018, për Buxhetin e vitit 2018, si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend. Ndërsa, Dostert shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik. Ministri dhe ambasadorja diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy vendeve, gjë që dëshmon për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dy shteteve tona, në raporte diplomatike, motivim të investimeve në dy shtetet, shkëmbimin e përvojave për dy administrata tatimore. Po ashtu u bë e ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti në Luksemburg.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …