Brickos

MINISTRI GASHI: NGA SOT SPONZORIZUESIT E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT PËRFITOJNË BENIFICIONET QË I OFRON LIGJI

Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është organizuar ceremonia e shpërndarjes së vërtetimeve të para të sponsorizimit në fushën e sportit. Pas miratimit të akteve normative për sponsorizim, ku sipas tyre parashihen lehtësime tatimore për ato biznese që sponsorizojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për herë të parë MKRS-ja lëshon vërtetime për klubet sportive. Ministri Gashi në takimin me përfituesit e spornzorizimve ka theksuar se “MKRS-ja është e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin në këtë fushë dhe do të shqyrtoj me kohë dhe përpikëri çdo kërkesë që paraqitet, në mënyrë që sponsorizuesit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit të përfitojnë nga beneficionet që i ofron Ligji Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin e vërtetimit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë shyqrtuat kërkesat e para për vërtetim të sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit me ç’rast kanë përgatitur 5 vërtetime në fushën e sportit, të cilat vërtetime ju ndanë përfaqësuesve të klubeve sportive nga ana e Ministrit të Sportit Kujtim Gashi. Deri më tani Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin vërtetimit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë trajtuar shtatë kërkesa. Kërkesat në fjalë  kanë qenë kryesisht nga Departamenti i Sportit, dhe  një  kërkesë nga Departamenti i Rinisë. Nga kërkesat e arritura për shqyrtim 5 nga to i kanë plotësuar kushtet për marrjen e vërtetimit në pajtim me ligjin dhe rregulloren që e rregullojnë këtë fushë, ndërsa dy janë në fazën e kompletimit të dokumentacionit. Vërtetimet janë përgatitur në pajtim me rregulloren e MKRS-së, Nr. 01/2018 për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Përfituesit e këtyre vërtetimeve, në prononcimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pas ceremonisë së marrjes së vërtetimeve, u shprehën të kënaqur dhe falënderues duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme ndarjen e vërtetimeve për sponsorizim. “ Është një ditë e madhe për sportin e Kosovës, kjo ditë shënon fundin e fukarallëkut në sport dhe është një ditë e futjes në një fazë që quhet fazë e stabilitetit financiar në sport”, tha ndër të tjera Gazmend Hoxha nga Klubi i Volejbollit Luboteni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …