Ministri Gashi, do të përmbushim të gjitha detyrimet tona që dalin nga Strategjia për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm

Nën patronatin e  Ministrit Kujtim Gashi, është mbajtur konferenca për lansimin e projekteve të  përkrahura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në fushën e Sigurisë Njerëzore përkatësisht projektet për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikërisht për këtë qëllim Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ofruar mbështetje financiare për 19 organizata të shoqërisë civile duke përfshirë këtu edhe qendra rinore, projekte këto që kontribuojnë në Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, për të cilat MKRS është e mandatuar. Ministri Gashi ka bërë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e këtij programi me ç’rast theksoj se “Duke qenë se ekstremizmi i dhunshëm është një dukuri globale dhe aktualisht, përbën një kërcënim serioz ndaj paqes e sigurisë ndërkombëtare, MKRS mbetet e përkushtuar në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm që ka për qëllim parandalimin e ekstremizmit nëpërmjet mbështetjes së edukimit për tolerancë dhe aksesit në zhvillimet profesionale në mbarë vendin, me përfshirjen dhe angazhimin e institucioneve qendrore, lokale, si dhe komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile”. “Ne do të bëjmë përpjekje për të vazhduar dhe nxitur edhe më tutje vlerat demokratike si dhe promovuar traditën e bashkëjetesës fetare midis komuniteteve. Vizioni ynë i përbashkët është të kultivojmë një shoqëri që mbështetet mbi respektin që ndajmë bashkërisht për të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, barazinë dhe liritë themelore në Kosovë” ka thënë ndër të tjera ministri Gashi. “Ne jemi të vetëdijshëm që sfida për qeveritë edhe për aktorët e tjerë janë të mëdha mirëpo angazhimi ynë i përbashkët veçanërisht me komunitetin e të rinjve do të sjellë edhe më tej rezultate të prekshme në parandalim. Adresimi i këtyre sfidave me qëllim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm të dhunshëm dhe radikalizmit përbënë një çështje urgjente për Republikën e Kosovës. Andaj edhe njëherë zotohemi që do të përmbushim të gjitha detyrimet tona për të cilën  Qeveria e Kosovës ka mandatuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Strategjinë për e Parandalimit e Ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm 2015-2020 tha gjatë fjalës së tij Ministri i MKRS-së. Ndërsa Kreshnik Xharra, Ushtrues Detyre i drejtorit të Departamentit të Rinisë në MKRS, tha se presim bashkëpunim të frytshëm dhe serioz me organizatat. “Presim që të kemi partneritet të frytshëm dhe seriozitet në realizimin e synimeve tona”. Mensur Morina nga organizata Liza, përfitues i një projekti, deklaroi se do të luftojnë radikalizmin e dhunshëm përmes realizimit të këtyre projekteve. “Jemi me fat që gjendemi këtu dhe jemi përfitues i një fondi. Do të luftojmë dhe do ta parandalojmë radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …