Brickos

Ministri Gashi priti në takim përfituesin e bursës për studime në akademinë FAMU në Pragë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim fituesin e radhës së bursës për studime në një ndër shkollat më të mira në botë për studime në fushën e kinematografisë, akademinë e famshme FAMU në Pragë, Enis Saraçi. Pas memorandumit të lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së para 5 viteve, Enis Saraçi është studenti i katërt që përfiton nga kjo bursë e ndarë nga MKRS dhe QKK. Ministri  Gashi u shpreh i kënaqur që studentët nga Republika e Kosovës kanë mundësi që përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të arritur ndërmjet MKRS-së, QKK-së dhe Universitetit FAMU në Pragë të Çekisë, të përfitojnë bursa për ngritje profesionale në fushën e kinematografisë. “Mbetet përkushtim i imi si ministër dhe  i MKRS-së,  që përveç mbështetjes financiare që po u jepet institucioneve kulturore në vend, edhe përmes bursave të mbështeten kineastët në shkollimin e tyre profesional nëpër universitete prestigjioze ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ministri Gashi. Ai po ashtu tha: “Jam i lumtur që këta student të cilët po përfitojnë nga ana i institucioneve vendore për ngritjen e tyre profesionale në të ardhmen, do t’i kontribuojnë kinematografisë në vendin tonë”. Në anën tjetër, Enis Saraçi, përfitues i kësaj burse, u shpreh shumë i kënaqur dhe falënderues për mundësinë e dhënë për të studiuar në akademinë FAMU në Pragë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …