Ministri Gashi takoi Alpinisten Ibrahimi, ia dha flamurin e shtetit të Kosovës që ta vendosë në Himalaje

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Alpinisten Uta Ibrahimi. Fillimisht ministri e përgëzoi alpinisten Ibrahimi për sukseset e treguara deri më tani dhe gjatë këtij takimi ia dhuroi asaj flamurin e Republikës së Kosovës për ta vendosur në majat e Everestit gjatë këtij sezoni. Në kuadër të mbështetjeve të shumta të cilat MKRS-ja ofron për sportistët tanë, Ministri Gashi i ofroi mbështetje financiare në vlerë prej 8 mijë euro alpinistes Uta Ibrahimi për ekspeditën e radhës të cilën do ta filloj në fund të muajit prill 2019. Bëhet fjalë për ekspeditën në Himalaje në Nepal, në ngjitjen e radhës në majën Lhotse Jug 8516m (Lhotse South) e cila do të përcillet nga ekipi i National Geographic, ku do të bëhet edhe dokumentar për këtë ngjitje. Uta është pjesë e ekipit të ngjitëseve nga e gjithë bota, Koreja, Kina, Spanja, Kolumbia, Nepali dhe Kosova. Me ketë rast ministri Gashi tha se ne po mbështesim në vazhdimësi sportistët të cilët kanë nevojë që të përkrahen për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Duke pasur parasysh imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, iniciativa e projekte të këtilla janë të mirëseardhura, u shpreh ministri Gashi. Ndërsa Alpinistja Uta Ibrahimi u shpreh e kënaqur me mbështetjen financiare dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …