leoni

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Fadil Vokrri, ku ka parë kushtet dhe hapësirat ku punon FFK-ja. Ministri Gashi dhe kryetari Vokrri biseduan për zhvillimet në futbollin e Kosovës, për objektin në të cilin është i vendosur federata dhe për mundësinë që pronësia e objektit të kalojë nën menaxhimin e federatës. Ata po ashtu diskutuan për infrastrukturën sportive dhe investimet e shumta që po bënë MKRS-ja për të krijuar kushte të volitshme për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ministri Gashi u shpreh se do të angazhohet për finalizimin e procedurës së kalimit të objektit në pronësi të FFK-së. Ministri Gashi nënvizoi se do të arrihen marrëveshje tri palëshe mes MKRS-së, FFK-së dhe Komunave për investime në infrastrukturën sportive, në fusha ndihmëse, me qëllim që klubet tona të futbollit të kenë hapësirat e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe futbolli të avancohet në përgjithësi. Ministri tha se në fund të prillit ose në fillimi të muajit maj, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Gashi dhe Vokrri kanë diskutuar edhe për aspektin e menaxhimit të fushave dhe terreneve sportive. Ndër të tjera, ministri Gashi dhe kryetari Vokrri diskutuan në veçanti edhe për ecuritë e procedurave rreth ndërtimit të Stadiumit Nacional dhe fazën e diskutimeve me partnerët hungarezë të cilët do të ndihmojnë përmes një kredie të butë për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm jo vetëm për futbollin por edhe për interesin e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …