Brickos

“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet Skënderbeut dhe demonstratave për flamurin kombëtar

“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet Skënderbeut dhe demonstratave për flamurin kombëtar

Me homazhet në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, i cili është i 27-ti me radhë dhe organizohet për një muaj rresht, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaroi se Komuna e Gjilanit këtë vit ia ka kushtuar heroit Skënderbeu, në përvjetorin e madh të vdekjes dhe 50-vjetorin e kryengritjes për flamur.

“Sot shënojmë kryengritjen e parë të viteve 80-ta. Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Prishtinë u kryengritën për të na mësuar se si duhet të luftohet për drejtësi e liri. Jam i nderuar që në kuadër të këtij manifestimi pritet të hapet në Gjilan edhe Konsullata e Nderit të Republikës së Shqipërisë dhe edhe më shumë po begatohet ky aktivitet. Ky 27-vjetor i “Flakës së Janarit” është simbolika më e madhe se si duhet të nderojmë dhe respektojmë ata që kanë dhënë më të shtrenjtën”, ka thënë ai.

Haziri tha se dita e parë e 11 janarit shënon nderimin për të gjithë dëshmorët. “Ky vit i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes dhe 50-vjetorit të kryengritjes së shqiptarëve për përdorimin e Flamurit”, tha ai. Gjatë ditës, kryetari Haziri do të vizitojë edhe Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejt të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …