Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të SHBA-ve, Philip Kosnett

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Tahiri e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që janë ndërmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi, si dhe  për miratimin e agjendës legjislative që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës. Ministri ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e drejtësisë, dhe në veçanti përkrahjen e pa rezervë gjatë proceseve jetike të këtij sektori, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit dhe agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”. Hapat e ndërmarrë, sipas ministrit Tahiri, do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve vendore, dhe do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve në këto institucion

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …