leoni

Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli merr pjesë në Konferencën Ministrore për Liritë Fetare në Washington

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se ka arritur në Washington, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore për Liritë Fetare. Në këtë konferencë që është e para e këtij lloji, Pacolli është ftuar të marrë pjesë nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. “Sapo mbërrita në Uashington DC me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ministrore për Liritë Fetare. Kjo është një nismë e rendesishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global.  Do të ndaj traditën e Kosovës dhe trashëgiminë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe do të promovoj përpjekjet tona për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre. Unë do të shfrytezoj praninë time në Uashington për të takuar edhe homologët e tjerë dhe vendimmarrësit amerikanë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …