leoni

Shtatë vjet nga rënia e policit Enver Zymberi në aksionin për të shtrirë kontrollin e shtetit në veri të vendit

Shtatë vjet nga rënia e policit Enver Zymberi në aksionin për të shtrirë kontrollin e shtetit në veri të vendit

Sot bëhen shtatë vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi. Ai ishte polic elitar, pjesë e Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit. Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më  25 korrik të vitit 2011. Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Prishtinë si dhe te varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë. Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri. Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …