Ivica Daçiq thotë se kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq vazhdon me ankesa: Pse Kosova të ketë ambasada në shtete që Serbia nuk ka?

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme. Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë. “Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, mirëpo ne gjithashtu duam edhe mbrojtjen e interesave kombëtare, që do të thotë Kosova. Është e papranueshme që Kosova ka ambasada në shtete të cilat ne nuk i mbulojmë. Po flas për vende të mëdha dhe me ndikim, shembull Vietnami, vend ky që ne nuk kemi ambasadë, e në anën tjetër ky shtet është në anën tonë”, deklaroi sot Daçiq. Ndryshe, Daçiq që një kohë të gjatë është në përpjekje për të ulur numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, numër ky që ai thotë se ‘do të vije nën 100’

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …