Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, viziton ushtarët dhe zjarrëfikësit që po ndihmojnë në fikjen e zjarrëve në veri të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, viziton ushtarët dhe zjarrëfikësit që po ndihmojnë në fikjen e zjarrëve në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shën Mëri, me ç’rast ka vizituar edhe pjestarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjestarët e kontingjentit të zjarrëfikësve nga Agjencia e menaxhimit të Emergjencave. “Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë – heronj të vërtetë që me guxim, shiprt ekipi dhe shërbim vetmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun. Si një trup i vetëm bashkë me vëllezëri dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona!”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …