Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve. Sot, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të MFSK/FSK-së, në 20-të vjetorin e masakrës së Reçakut, bënë homazhe te varrezat duke nderuar të gjithë martirët dhe të rënët për Liri.  Me këtë rast, ministri Berisha tha se: „Masakra e Reçakut e ndodhur 20 vite më parë tmerroi botën, e cilësuar nga heroi i atyre ditëve, ambasadori William Walker, si krim kundër njerëzimit, do të njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar një kthesë të madhe në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha ngjarjeve të mëvonshme, deri te liria dhe shteti i pavarur i Kosovës.

Reçaku është gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe fundi i një epoke të rëndë hegjemoniste. Sot, fal gjakut të heronjve, dëshmorëve dhe viktimave të gjenocidit hegjemonist serb, kemi edhe Ushtrinë e Kosovës e cila ashtu si dikur Ushtria Çlirimtareve Kosovës, do të jetë gjithmonë mbrojtësi i vendit, i popullit të Kosovës dhe garantuesi i paqes“. Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë vizitës në Kompleksin Përkujtimor takuan qytetarët e pranishëm të Raçakut, të cilëve ju shprehën ngushëllimet dhe njëkohësisht edhe krenarinë për familjarët e tyre, duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve të Reçakut, për Lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …